Në ditën kur pritej konfirmimi i Ilir Dajës në stolin e Kukësit, Safet Gjici befason jo pak duke i besuar drejtimin e ekipit të tij Shpëtim Duros. I kontaktuar nga BalkanWeb, tekniku kryeqytetas konfirmoi arritjen e marrëveshjes me klubin verilindorë: “Po, sot mbylla marrëveshjen me Kukësin”, u shpreh shkurtimisht Shpëtim Duro.

Shpetim Duro
Shpetim Duro

Tekniku kryeqytetas pason në këtë mënyrë Ernest Gjokën në stolin e Kukësit ku si gjithnjë objektivat e vendosura nga presidenti Gjici mbeten fiks, fitimi i titullin kampion, Kupa e Shqipërisë dhe pjesëmarrje sa më pozitive në kupat e europës. Pas një viti pushim, Duro rikthyet të marrë një ekip me objektiva të madha, pikërisht kjo ishte dëshira e tij, të drejtonte një skuadër që në fillim, dhe një nga arsyet kryesore pse refuzoi disa klube të Superligës gjatë sezonit që sapo u mbyll.

Daku
Daku

Në pritje të prezantimit të Shpëtim Duros, klubi i Kukësit vijon të përforcoj ekipin. Më anë të një njoftimi në faqen zyrtare, klubi verilindorë ka njoftuar arritjen e marrëveshjes Mirlind Dakun. 21-vjeçari nga Kosova ishte pjesë e Osijek ndërsa te Kukësi është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit.

Simo
Simo

Në të njëjtën ditë klubi i Kukësit njoftoi dhe ndërprerjen e bashkëpunimit më Simon Rrumbullakun.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: