TIRANË

Partizani u shpall kampion dimri, e megjithatë janë të vetëdijshëm se 17 javët e mbetura të kampionatit do të jenë akoma më të forta.

Me Kukësin që po bëhet më i rrezikshëm se kurrë, pas fitoreve të fundit dhe afrimeve në merkato, klubi kërkon që të marrë masat për të mos diskutuar rrugën drejt titullin.

Për të qenë të sigurt në suksesin e gjysmës së dytë të sezonit dhe për të rritur cilësinë dhe alternativat në grup, drejtuesit e klubit e shikojnë domosdoshmëri ndërhyrjen në merkato, shkruan PanoramaSport

Javët e fundit e kanë përforcuar idenë e brendshme te “demat”, që skuadrës i duhen të paktën 3 afrime cilësore. Gjetja e një bomberi mbetet prioritet, pa harrur edhe përforcimet në mbrojtje dhe në organizimin e lojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb