Pavarësisht rrethanave, kushteve ku ndodhen, investimeve, konkurrencës dhe shumë faktorëve të tjerë, te Kukësi e vetmja gjë që nuk ndryshon është objektivi titull, një ide fikse e Safet Gjicit në çdo edicion. Ky është sezoni i dytë që verilindorët luajnë larg qytetit të tyre, efekti tifozeri nuk ka asnjë ndikim, ky gjithashtu është sezoni i radhës që Safet Gjici investon shumë por si rrallë herë nga Kukësi u larguan dhe shumë lojtarë cilësorë, por asnjë nga këto faktorë në fund nuk ka rëndësi, presidenti kërkon gjithmonë titullin kampion.

Safet Gjici
Safet Gjici

Ecuria e Kukësit në këtë fillim sezoni nuk është aq pozitive, pavarësisht se nuk janë shumë të shkëputur nga kreu, vetëm 3 pikë larg Partizanit, ekipi dhe loja e shfaqur nuk ngrohin shumë presidentin Gjici. Ndryshe nga edicionet e fundit, Gjici duket më i tërhequr, nuk është shumë aktiv as në media por as këtë herë nuk mungojnë ultimatumet dhe objektivat.

Kukesi
Kukesi

Lojtarët dhe stafi drejtues janë të bindur se mund ti shkojnë deri në fund këtij sezoni, mund të konkurrojnë me këdo për titullin kampion, për ta është ende herët për të vendosur gjoba. Në këto kushte sipas “Panorama Sport”, vetë lojtarët janë të gatshëm të heqin dorë nga dy pagesat e fundit, të muajit prillit dhe majit nëse nuk arrijnë të fitojnë titullin kampion, një kërkesë të cilën ia kanë bërë publike presidentit Gjici.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb