Kukësi shmangu atë që fare mirë mund të quhej…katastrofë! Verilindorët rrezikonin rënien nga Kategoria, por verilindorët ia dolën të mbijetojnë. Sot skuadra mundi 0-1 Egnatian, ndërsa trajneri Rrahman Hallaçi u ndal për mediat pas ndeshjes.

“Mendoj që skuadra është munduar në një sezon shumë të vështirë, shumë i luftuar nga të gjithë skuadrat. Një sezon që do ta quaja shumë të veçantë pasi të gjitha skuadrat ishin shumë të organizuara dhe mendoj se skuadra e Kukësit t ka bërë çdo gjë për të shpëtuar skuadrën dhe ia arritëm. Lojtarët kanë dhënë gjithçka, janë munduar por kuptohet që kemi pasur edhe luhatje, çfarë është e vërteta.

Kemi vuajtur shumë gjatë sezonit por ndoshta edhe lëvizjet e futbollistëve na kanë vënë në vështirësi. Objektivat në fillim të sezonit ishin për të dalë kampion. Me ardhjen time ishte Kupa e Shqipërisë dhe qëndrimi në kategori. Nuk ndjehem mirë se nuk kam arritur objektivin e Kupës, por ndjehem krenar që bashkë me skuadrën ia dolëm të shpëtojmë skuadrën”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: