Klubi i Kukësit ka shpërthyer pas humbjes në shtëpi me Kamzën. Verilindorët, në një deklaratë për mediat, thonë se kjo humbje do të analizohet me kujdes, por nga ana tjetër akuzon treshen e arbitrave, me në krye Jorgjin, të cilin e shpallin edhe “non grata”.

Siç citohet, ai ishte i blerë nga Kamza, dhe me ndihmën e FSHF sot bënë një teatër në stadiumin Zeqir Ymeri. Më poshtë, deklarata e plotë.

DEKLARATA PËR MEDIAT
Humbja e sotme ndaj Kamzës do të analizohet në detaje nga stafi teknik dhe do nxirren përgjegjësitë e gjithësecilit.
Por Futboll Klub Kukësi, shpreh indinjaten dhe protestën ndaj gjykimit të njëanshëm të ndeshjes së luajtur sot në Kukës midis FK Kukësit dhe FK Kamzës, e vlefshme për javën e 19 të Kategorisë Superiore. Treshja e gjyqtarëve të kryesuar nga Enea Jorgji mbajti një gjykim aspak të drejtë dhe hapur në favor të Kamzës.
Ndërhyrjet e shumta ndaj lojtarëve tanë shpesh herë u toleruan dhe rasti më flagrant është ai i mosdhënies së penalltisë në minuten e 72, ku lojtari i Kamzës Frasheri, brenda zonës prek topin me dorë.
Kjo treshe gjyqtarësh kishin vetëm një qëllim, dëmtimin e Kukësit në këtë takim.
Futboll Klub Kukësi shpall “non grata”, gjyqtarin Enea Jorgji dhe do kërkojë në ditët në vazhdim nga Komisioni i Arbitrimit që ky gjyqtar të mos gjykojë ndeshjet e Kukësit.
Gjyqtarë të blerë nga skuadra e Kamzës, por dhe me ndihmën e FSHF bënë që të zhvillohej një teatër i shëmtuar sot në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qyetetit të Kukësit.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kukesi-shpall-non-grata-jorgjin-i-blere-nga-kamza-me-ndihmen-e-fshf-bene-nje-teater/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: