Kukësi doli me 3 pikë nga ndeshja me Laçin në “Elbasan Arena”, teksa mposhti kurbinasit me rezultatin e ngushtë 0-1, falë një goli të brazilianit Uilliam Kordeiro Melo. Ndeshja ishte shumë e vakët dhe pa shumë raste.

Në fillim, iniciativën e patën të besuarit e Mërgjyshit, që me disa kombinime të bukura por edhe me goditje nga jashtë zone, provuan drejt portës së Frashërit, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë, i pa ekipet mjaft të ndrojtura, dhe asnjë nuk rrezikonte për të marrë përsipër më shumë se duhet. Por, zhbllokimi erdhi në minutën e 60-të, ku Shafik dha një top fantastik për Uilliam, dhe i vetëm me Selmanin, braziliani nuk fali,  shkruan PanoramaSport.

Deri në fund, Kukësi administroi avantazhin, ndërsa Laçi u duk i pafuqishëm për të reaguar. 3 pikë të arta këto për ekipin e Cungut, ndaj një kundërshtari mjaft të vështirë, që tashmë ngjitet në kuotën e 19 pikëve, 1 më pak se Skënderbeu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb