Misioni titull mbetet një sipërmarrje e vështirë, por Kukësi I jep shumë shpresa vetes se mund të arrijë përmbysjen e madhe deri në fund të sezonit. Hapi i parë kaloi me sukses, pasi skuadra e drejtuar nga Orges Shehi fitoi 2-1 në transfertë ndaj kryesuesëve dhe rivalëve direktë të Tiranës. Ky triumf i lejon verilindorëve të ngushtojnë në gjashtë pikë diferencën kur mbeten dhe katër ndeshje për t;u luajtur deri në vërshëllimën e fundit të Superligës. Sfida e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u vendos vetëm në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura si meritë e gabimeve të të dyja skuadrave. Me rikthimin në fushë pas pushimit, Kukësi kaloi në epërsi në minutën e 59-të me Kuper.

Në kërkim të dëshpëruar të golit të barazimit, Tirana gabon në prapavijë dhe një top I kthyer pas pa precizion I lejon Ethemi të dyfishojë shifrat në favor të Kukësit.

Të besuarit e Shehit kanë mundësi të “vrasin” garën në aksionet në vazhdim. Por shtylla mban në lojë, megjithëse me pak shpresa të zotët e shtëpisë. Këta të fundit do të zgjoheshin vonë, teksa goli i Ngoo në minutën e katërt shtesë vetëm sa zbut humbjen e Tiranës.

Festa e gjitha për Kukësin që ngushton diferencën me kryesuesit dhe sposton te bardheblutë të gjithë presionin. Në përballjen tjetër, Partizani evitoi humbjen në transfertën e Bylis, duke marrë një pikë pas barazimit 1-1. vendasit shënuan shumë shpejt me Ndrecën, ndërsa në minutën e 70-të, Braun vendosi fatin e këtij takimi.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb