Kukësi ia ka dalë të triumfojë 2-0 me Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për Superligën. Kuksianët, edhe pse në një edicion jo shumë pozitiv për ta, treguan karakter ndaj bardhebluve.

Golat e verilindorëve erdhën nga një për secilën pjesë. Fillimisht Oppong realizoi të parin, ndërsa i dyti mban firmën e Bytycit.

Ekipi i Shehit renditet në vendin e parë me 34 pikë, Kukësi në vendin e tetë me 22 pikë.

Bylisi u mjaftua me një gol ndaj Kastriotit (1-0). 90 minutëshi u vendos nga Doi, në minutën e 75-të. Ballshiotët pozicionohen në vendin e shtatë, krutanët mbyllin renditjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: