Që në ditën e parë kur u prezantua tek Kukësi, Orges Shehi ishte i vetëdijshëm për objektivat e klubit. Në mënyrë të drejtë për drejtë, presidenti Gjici ia bëri të qartë, se vetëm Kupa e Shqipërisë nuk mjafton për ta konfirmuar, kërkohej edhe titulli, pavarësisht se ky i fundit ishte dhe mbetej një objektiv i vështirë. Shehi dhe pjesa tjetër e stafit drejtues bënë një punë të mirë në pak kohë por sërish shifrat dhe faktet nuk janë në favor të tij.

1. Kukesi Gjen Qetesi Ne Kupe, Shehi Beson Edhe Te Titulli
1. Kukesi Gjen Qetesi Ne Kupe, Shehi Beson Edhe Te Titulli

3 javë përpara fundit, diferenca me Tiranën nuk është zvogëluar, mbetet 4 pikë, vetëm një mrekulli mund të hap edhe një herë çështjen titullin. Nëse titulli nuk ishte ne dorën e tyre, diskutimi ishte ndryshe në Kupën e Shqipërisë, ky ishte një objektiv që duhej arritur me çdo kusht, mundësia e vetme për të zbutur këtë sezon ku sërish u investuan shuma të konsiderueshme. Kukësi dështoi dhe në këtë objektiv të dytë, eliminimi përballë Teutës nuk i ka lënë një shije të mirë presidentit Gjici. Në këto kushte, vetëm me vendin e dytë në tavolinë, vështirë të mendosh se Shehi mund të rikonfrimohet, e shkuara e afërt ka vërtetuar se Gjici nuk është shumë i duruar në këtë pjesë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: