Kukësi është shpërngulur në Tropojë aty ku po zhvillon fazën përgatitore për të qenë gati për aventurën në Europa League dhe për rifillimin e sezonit të ri. Synimi kryesor i trajnerit Gega dhe stafit drejtues është të kenë një grup të plotë për sfidën kundër Sllavës së Sofjes më 27 gusht në “Air Albania”. Presidenti Gjici, trajneri Gega, të gjithë kërkojnë minimalisht të kalojnë një raund në Europa League.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Largimi i shumë lojtarëve titullarë nga sezoni që sapo u mbyll ka lënë një gropë të madh, boshllëk që verilindorët do të përpiqen ta mbushin në ditën në vijim. Ekipit i janë bashkuar deri më tani mesfushori me tipare sulmuese Albin Gashi, portieri Angelos Tafa, mbrojtësi i krahut Redon Dragoshi, si dhe sulmuesi nigerian Patrik Eze.

Ndryshe nga vitet e fundit, të paktën deri më tani, mungojnë afrimet big, lojtarë me emër, por merkato është shumë larg fundit. Pritet që në orët në vijim me grupin ti bashkohet një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim ne futbollin shqiptar, Bruno Telushi, beniamini i trajnerit Gega. Palët kanë gjetur akordin prej ditësh ndërsa prezantimi zyrtarë është thjeshtë çështje kohe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: