Në vetëm pak ditë Kukësi përjetoi dy emocione krejtësisht të ndryshme. Pas humbjes në Superkupë, fitorja në start kundër kampionëve në fuqi, Partizanit, i jep ekipit të Shpëtim Duros më shumë besim për pjesën e mbetur të sezonit. Verilindorët kanë një meritë të madhe teksa në dy përballjet kundër ekipit të kuq konfirmuan se Partizani është një ekip i prekshëm.

Duro
Duro

Ajo që ka bërë Shpëtim Duro deri më tani të le një shije të mirë dhe i vendos kuksianët në vallen e ekipeve pretendente për titull, sigurisht kjo duke iu referuar organikës që Duro ka dhe do të këtë në dispozicion. Brenda një periudhe shumë të shkurtër tekniku kryeqytetas ka arritur të përcjell frymën e tij në skuadër, e të mendosh që një pjesë e mirë e lojtarëve kishin zbritën në fushë me disa orë stërvitje.

Lila
Lila

Ky ekip vetëm mund të përmirësohet në vazhdimësi për më tepër që grupit do ti bashkohen dhe dy legjionarë si Kristal Abazaj dhe Andi Lila. Me dy lojtarët e Kombëtares në formacion, Shpëtim Duro do të këtë në dispozicion një ekip të frikshëm. E vetmja gjë që shqetëson për momentin është forma fizike e dy lojtarëve të cilët në rastin më të mirë do ti duhet kohë për të kapur ritmin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb