Kukësi e ka mbyllur me një goleadë sezonin 2019/2020, duke vulosur edhe vendin e dytë në renditje. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi shpërbleu të gjitha parashikimet, duke kaluar 5-2 tranfertën e Luftëtarit. Në fillim Limaj dhe më pas Shkurtaj vulosën pjesën e parë me epërsinë e dyfishtë të miqve.

Me rikthimin në fushë, gjirokastritët surprizuan duke barazua shifrat me golat e shpejtë të Likës dhe Haxhiut. Gjithsesi, shpresat e Liftëtarit për të mbyllur me pikë sezonin u shuan shpejtë. Kukësi përmbysi shifrat, kur skuadrat ishin në fushë me nga dhjetë lojtarë pas kartonëve të kuq të Alimanit dhe Limaj. Shkuraj, Domi dhe Abazaj plotësuan “manitën” e Kukësit që duhet të kënaqet me vendin e dytë në këtë sezon.

Ndërkohë, në ndeshjen e saj të fundit për sezonin e rregullt të Superligës, Vllaznia barazoi 1-1 në shtëpi kundër Flamurtarit. Tashmë shkodranët duhet të shpëtojnë sezonin, duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar në ndeshjen e play-out.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb