Kukësi rikthehet me klas dhe prepotencë mes ekipeve favorite, verilindorëve nuk i ka munguar ky stof por nëse dikush kishte qoftë dhe dyshim më të vogël, ekipi i Diego Longos iu përgjigj me një fitore të madhe përballë Vllaznisë, një sukses i merituar në lojë dhe rezultat, thjeshtë ishin superiorë ndaj një rivali që në letër të ngjalle frikë pas fitores kundër Dinamos. Italiani ka arritur më në fund të korrigjojë të vetmin detaj që çalonte në këtë fillim sezoni, më në fund mbrojtja nuk futi ujë, dhe këtë e arritën përballë ekipit me ofensivën më të mirë në qarkullim.

Kur bëhet fjalë për sulmin, Kukësi ka qenë dhe mbetet një ekip me një filozofi të qartë ofensive, edhe në shifra janë superior, 13 gola në 6 javë, po aq sa edhe Vllaznia, nuk hoqën dorë as këtë herë, thjeshtë ishin më të bashkuar dhe më racional në lojën e tyre. Me dy perlat e Shqiprim Taipit dhe Edison Drecës, Kukësi kap pretendentët në krye në kuotën e 11 pikëve.

Ajo që gëzon edhe më shumë tifozët dhe stafin është një tjetër detaj po kaq i rëndësishëm, pas pak kohësh, Kukësi do të rikthehet në shtëpinë e tij, në stadiumin “Zeqir Ymeri” të rikonstruktuar, një detaj që pritet të ketë jo pak impak në këtë sezon shumë konkurrues, me tifozët në krahë, ky ekip vetëm mund të përmirësohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: