NGA: Zonja Katerina

2 ½ filxhanë miell
½ filxhan çaji vaj
1 filxhan qumësht
3 kokrra vezë
1 bustinë pluhur pjekës
2-3 speca me ngjyra të ndryshme
2-3 domate
150 gr djathë të bardhë
100 gr djathë kaçkavall
½ filxhan ullinj të prerë në fetëza
2 lugë keçap ose 1 lç piper të kuq
Kripë, piper, trumzë, rigon
Rozmarinë, nenexhik, borzilok
Fara susami

Përziejmë në një enë të madhe të gjithë përbërësit. I trazojmë mirë dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj dhe spërkatur me miell. E nivelojmë mirë masën e përgatitur dhe e spërkasim në fund me pak djathë kaçkavall dhe fara susami dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 30-35 minuta.

FERGESE ME DJATHE DHE SPECA NE TAVE DHEU

350-400 gr djathë të bardhë
100 gr djathë kaçkavall
2 speca (1 spec mund të jetë djegës)
1-2 kokrra domate
3 lgj vaj ulliri
½ lëng limoni
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Rigon, nenexhik
Fara speci djegës
6 feta djathë pice

Në një enë hedhim vajin e ullirit, djathin e bardhë në kubikë domatet, specat dhe erëzat dhe i përziejmë. I vendosim në një tavë dheu dhe sipër tyre grijmë djathin kackavall. Shtojmë pak piper të kuq djegës dhe vendosim fetat e djathit të picës duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen. E spërkasim me lëng limoni dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb