Nga: ZONJA KATERINA

250 gr miell, 1 kokërr vezë, 100 ml vaj, 100 gr sheqer, 1 bustinë vanilje, 1 bustinë pluhur pjekës Marmalatë fiku

Fillimisht përziejmë vezët me sheqerin dhe vajin. Miellin e përziejmë me pluhurin pjekës dhe me vanilje. I përziejmë të gjitha masat bashkë derisa të formohet një brumë i lidhur. E ndajmë brumin në dy pjesë dhe secilën pjesë e hapim në petë të vogla dhe u hedhim marmalatë sipër. I mbledhim në role dhe më pas i ndajmë në racione duke i vendosur në një tavë. I vendosim kuleçët me marmalatë të piqen në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 10-15 minuta.
(er.cu/vila24/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb