Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve të G7 dhe Bashkimit Evropian që të vendosin sanksione të ashpra kundër Rusisë në mënyrë që të “vrasin” aftësinë e saj për të prodhuar raketa.
Ai postoi një apel në llogarinë e tij në Twitter të shtunën në mes të sulmit masiv me raketa të Rusisë ndaj qyteteve paqësore të Ukrainës.
“Çdo breshëri raketash shteron më tej rezervat ruse. Megjithatë, ata janë ende në gjendje të prodhojnë të reja. Ne mund dhe duhet të vrasim industrinë e tyre të raketave dhe dronëve me një sulm masiv sanksionesh!”, shkroi Kuleba.
Në këtë kontekst, Kuleba i kërkoi G7 dhe BE-së “të zbatojnë sanksionet përkatëse të propozuara nga Ukraina pa vonesë”.
Pasditen e 14 janarit, forcat ruse goditën një bllok apartamentesh në qytetin Dnipro. Të paktën 12 persona u vranë dhe 64 të tjerë, përfshirë fëmijë, u plagosën si pasojë e sulmit.