Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot pritet të vendosen në Ukrainë pas rreth gjashtë muajsh pasi të jenë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Kuleba tha gjithashtu se ishte “absolutisht i kënaqur” me rezultatet e vizitës së Presidentit Volodymyr Zelensky në SHBA javën e kaluar.

Ai zbuloi se qeveria amerikane kishte bërë një plan të veçantë për të bërë gati baterinë e raketave Patriot për të funksionuar në vend në më pak se gjashtë muaj.

Zakonisht, trajnimi zgjat deri në një vit.

Më herët, si pjesë e paketës së fundit të ndihmës së mbrojtjes së SHBA-së  për Ukrainën, me vlerë 1.85 miliardë dollarë, Uashingtoni u zotua t’i sigurojë Ukrainës një bateri të sistemeve të shumëkërkuara të mbrojtjes ajrore Patriot për të ndihmuar në mbrojtjen e qiellit të Ukrainës nga raketat hyrëse ruse.

Më 21 dhjetor, Presidenti Volodymyr Zelensky bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pas fillimit të pushtimit rus në shkallë të gjerë. Ai vizitoi SHBA-në, ku u takua me homologun e tij amerikan Joe Biden dhe iu drejtua të dy dhomave të Kongresit .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb