“Ne futbollistët, të gjithë së bashku, mund të bëjmë shumë kundër racizmit dhe çdo forme diskriminimi”. Kalidu Kulibali ka prekur dhe njëherë temën e ndjeshme të racizmit, teksa është prononcuar për kanalet sociale të Napolit. Mbrojtësi është rikthyer në argumentin e ndjeshëm, pasi ngjarjeve të trishta të 26 dhjetorit dhe rikthimit në “San Siro” për ndeshjen kundër Milanit një muaj më pas.

“Që unë jam bërë një simbol për luftën kundër racizmit nga njëra anë më kënaq, por më trishton shumë njëkohësisht sepse në vitin 2019 duhet ende të luftojmë për vlerat e tolerancës dhe kjo do të thotë se kemi bërë një hap pas. Unë tim biri këto gjëra nuk kam nevojë t’ja mësoj sepse ai e ka brenda vetes respektin për tjetrin, pavërësisht ngjyrës së lëkurës. Unë kam lindur në Francë dhe jam rritur pa probleme të tilla.

Në klasë kisha shoqëri me turq, arabë dhe njerëz të kombeve të tjera. Problemin e racizmit nuk e kam ndjerë kurrë. Në fund të fundit këtë gjë e kupton menjëherë kur sheh përbërjen e kombëtares franceze. Në Francë shumë më përpara Italisë në këtë aspekt.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb