Është një nga monumentet më të fotografuara dhe më të riprodhuara ndonjëherë në histori. Në Piza, në Piazza dei Miracoli, miliona turistë mbërrijnë çdo vit për të admiruar Kullën dhe për të bërë foton e zakonshme, atë në të cilën, falë një iluzion optik, pretendojnë ta mbajnë atë nga njëra anë e saj.

Në këto ditë në Moskë, në muzeun e historisë bashkëkohore, mes telajove dhe litografive të ekspozuara në koleksionin e titulluar “Kronika e mizorive të NATO-s”, e inauguruar më 26 prill, shfaqet edhe Kulla e mënjanuar e Pizës e mbështetur nga simboli i dollarit dhe në krah të saj një rakete.

Ekspozita përfshin foto arkivore dhe filma nga koleksionet e TASS dhe MIA Rossiya Segodnya, dokumente historike, të dhëna zyrtare, si dhe fakte dixhitale artistike dhe vepra arti nga koleksioni i Muzeut të Historisë Bashkëkohore të Rusisë, që lidhen jo vetëm me Luftën e Ftohtë, por edhe me konfliktet më të fundit, në të cilat NATO është përfshirë në vijën e parë, nga Jugosllavia në Irak dhe Afganistani në Siri.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb