Inxhinierë ekspertë nga Universiteti i Alaskës besojnë se flakët brenda një prej gradaçelave të njohura si Kullat Binjake, nuk ishin përgjegjëse për shkatërrimin e saj më 11 shtator 2001. Në versionin zyrtar të ngjarjeve, ishin flakët ato që shkrumbuan njërën prej kullave duke e bërë të duket sikur e përpiu toka. 7 orë pas sulmit me avion në Kullat Binjake, e ashtuquajtura Kulla 7 u rrëzua plotësisht.

Një raport nga Instituti Kombëtar i Standarteve dhe Teknologjisë e la këtë si versionin përfundimtar të rrëzimit të Kullës. Për vite me radhë teoricienët konspirativë kanë argumentuar se ndërtesa u shkatërrua nga një shpërthim i kontrolluar në nivelin e tokës.

Por tani studimi i fundit i Dr. Leroy Hulsy dhe ekipit të tij kanë zbuluar se zjarret në katet e sipërme të zyrave nuk mund të shkaktojnë kurrsesi rrëzimin e ndërtesës nga poshtë.
Hulsy tha: “Në konkluzionet tona paraprake, zjarri nuk ka prodhuar rënien e ndërtesës”.
Kjo i rrit edhe më shumë dyshimet për atë që me të vërtetë mund të ketë ndodhur.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb