Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin e Këshillit Kombëtar, ka deklaruar se është emergjente që të punohet në seksione e grupe të vogla.

Ai shtoi se fitorja do të vijë nëse nuk punohet vetëm me takime të mëdha, dhe se e vetmja gjë që i duhet PD për të bërë “luftën” për pushtet, është e keqja që kryeministri Rama i ka bërë këtij vendi.

“Në kauzën tonë, në drejtësinë esaj, është një oqean pune para.
Ku jemi? Jemi larg dhe dua tu them për njeriun nuk ka gjë më të rëndësishme se realizmi. Kushti më themelor për të ndërtuar punën e suksesin është ky.

Kkoha është e veçantë, e rëndë. Në historinë e vendit Shqipëria ka pasur diktator gjakësor, që paraqiteshin liberalë por ekzekutonin njerëz në kufi. por nuk ka pasur kurrë një kryeministër që tallet në mënyrë cinike me qytetarët. del dje thotë e hoqa fashat sot thotë fasha është në fuqi. Sikur let jo për qytetarët shqiptar, por për kuzhinën e tij, në oborrin në Surrel. Ky ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje i duhet satelit për ta parë se i duhet të vjedhë m satelitët. nëse ka njeri që po tallet me këtë popull është Rama.

Nuk ka nevojë Rama të na dhurojë asgjë tjetër për fitoren tone se sa të këqijat që i ka bërë këtij populli.

Ku është PD sot? Larg asaj që duhet të jetë. kur them PD kam parasysh grupseksionin e PD. Si të jenë ata jemi ne.

Thelbi i PD është si funksionojnë qelizat njesitë tona, ashtu do funksionojë edhe paria. Vjen një moment që nukka më konferenca shtypi e takime me duartrokitje, dhe ai moment është më vendimtari. është votimi, dhe ai zhvillohet në nivel seksioni.

Kam arrë informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet me “macroaktivitetet’. Pa kombinimin me aktivitete në nivel seksioni e blloku, nuk ka fitore.

Kryetarët e degëve të mbledhin pas kësaj mbledhje të mbledhin kryesitë, të miratojnë plan pune të detajuar për aktivitetin, takimet në nivel seksioni e grupseksioni.

Miratuam një statut dhe statuti ynë është ai që ndryshon PD, vërtetë e paraqet para shqiptarëve një forcë tjetër politike. Ndaj ngado të sillemi kemi vetëm një alternativë, të zbatojnë Statutin e votuar në Kuvendin e PD. Statuti është Kushtetuta për të ndryshuar rrugën e për tu kthyer ku ishim. Shpesh

Ndryshe shkojmë drejt autokracisë, pushteti në duart e kryetarit dhe anëtari atëherë pastaj i mbetet vetëm të duartrokasë.

Statuti kush i kushteve për të qenë nesër garanci e plotë e funksionimit të shtetit ligjor.

Për të mos arritur këtu duhet të jemi të hekurt në zbatimin e Statutit. Në këtë mënyrë shprehim luajalitetin ndaj anëtarëve”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb