TEPELENA

Dy raste të kultivimit të drogës janë goditur në Tepelenë e Libohovë. Në pranga ka rënë Romeo Cakaj, në Veliqot pasi në afërsi të fshatit kultivonte kanabis.

Gjithashtu është arrestuar 54-vjeçari Alfred Hunda teksa në afërsi të banesës në Libohovë iu kap kanabis në proces tharje.

Në Memaliaj ndërkohë u arrestua një 55-vjeçar me emrin Pëllumb Pasha teksa u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tepelenë/Libohovë.

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasit R. C., banues në fshatin  Veliqot, Tepelenë, pasi në afërsi të fshatit Veliqot, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit R. C. u gjetë një sasi lënde narkotike.

———

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij (në afërsi të banesës), u gjetën dhe u sekuestruan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat ishin në proces tharje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

————–

Memaliaj/Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga nga policia.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 55 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në hyrje të qytetit të Memaliaj ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasit P. P. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb