Vijon megaoperacioni “Gjergjova”, ku është arrestuar edhe anëtari i fundit i grupit, që ushtronin aktivitetin kriminal t kultivimit të drogës në Skrapar.

Në pranga ka rënë shtetasi Teki Dusho, i cili sipas uniformave blu, është arrestuar në qytetin e Durrësit. Ndërkohë, më herët SPAK kishte lëshuar 23 urdhër-arreste, 22 prej të cilëve ishin ekzekutuar në kohë, ndërsa i fundit është kapur në qytetin bregdetar.

Mes të arrestuarve ka edhe disa punonjës policie, si dhe funksionarë publikë, të cilë ishin pjesë e aktivitetit kriminal, dhe që funksiononin si një grup i strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi T. D.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb