Drejtori i sektorit të Krimeve Kundër Drogës, Rezart Velmishi, i ftuar në emisionin “Në Shënjestër”, drejtuar nga gazetarja Klodiana Lala, foli për fenomenin e kultivimit të kanabisit në vendin tonë.

Ai pranoi se ky fenomen është i përhapur, por nënvizoi se e njëjta situatë është në shumë vende të Evropës. Ndër të tjera, zyrtari i lartë i policisë, tregoi se tre qarqet më problematike të kultivimit të drogës në vend janë, qarku i Lezhës, i Durrësit dhe i Shkodrës.

“Mos të harrojmë që në vendet e Amerikës Latine ka prodhim të kokainës, të një niveli tjetër. Unë e shoh Shqipërinë dhe Policinë e Shtetit në një neutralitet me rajonin. Policia e Shtetit falë masave të marra. Së fundmi kemi një raport ku thotë që marijuana është prezentë në të gjitha vendet e Rajonit dhe në trend rritje. Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim këtu. Nuk mund të fshehim shifrat. Neve si punonjës të Policisë së Shtetit bëjmë detyrën tonë me përkushtim për të arritur rezultatet sa më të mira për atë që na është besuar.

Nëse këtë e përktheni që e bëtë, e bëtë pak, apo hiç këtë nuk di ta shpjegoj. Ajo që unë kundërshtoj në këtë debat është se nuk duhet ta trajtojmë këtë gjë se çfarë na gjeti ne në Shqipëri. Kjo ndodh në të gjithë botën. Jo vetëm Shqipëria është një ndër, por i gjithë Rajoni zë 22% në total të asaj që futet në Evropë, përfshirë edhe drogat e forta. Rrethet më problematike janë Shkodra, ku do të theksoja Malësinë e Madhe dhe Dukagjinin. Durrësi, duke vendosur theksin në Krujë dhe së treti do të rendisja Lezhën”, tha Velmishi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb