SHKODËR

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.D., 34 vjeç banues në Hajmel, Vau Dejës, pasi në pronen e tij u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike “cannabis sattiva”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: