Policia e Krujës vijon punën për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

K. S., 65 vjeç, F. S., 27 vjeç, F. S., 27 vjeç, (babai dhe djemtë e tij), dhe N. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mukje, Krujë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, në muajin maj 2021, kanë evidentuar në fshatin Nikël, në afërsi të bregut të lumit “Zezë”, një sipërfaqe toke të mbjellur me lëndë narkotike cannabis sativa të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb