Policia e Skraparit vijon kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka evidentuar dhe goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar dy autorët e dyshuar, di she proceduar penalisht një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim krimi”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Skrapar në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dores, Skrapar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin Agim Çuka., 67 vjeç, banues në fshatin Dores, Skrapar, pasi në zonë të pyllëzuar u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Si dhe u procedua penalisht shtetasi L.Ç., pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi.

Gjithashtu u arrestua shtetasi Ligor Fusha., 25 vjeç, banues në fshatin Dores, Skrapar, pasi në fshatin Dores, në zonë të pyllëzuar u kostatuan bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: