MAMURRAS

Një 25- vjeçar është arrestuar në fshatin Golem të Mamurrasit pasi u kap duke kultivuar kanabis.

Gjithashtu personit të arrestuar me inicialet E.Z, iu gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu të cilën e kishte pa leje.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kurbin

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet edhe një armë gjahu pa leje.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit me dronë dhe me këmbë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

E.Z., 25 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjet dhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb