Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 6 shtetasit e arrestuar për kultivim të kanabisit ne fshatin Kryezi të Pukës, në dy parcela të ndryshme.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në burg në burg do të qëndrojë 55-vjeçari Lulzim Cullhaj, i konsideruar si personi kryesor, i cili ka një biznes të lëndëve drusore në Sauk; Dashamir Hasanaj, 34 vjeç; Erdit Muca, 21 vjeç; Alfred Muca, 31 vjeç; Kadri Gjoshi, 32 vjeç dhe Gert Gjoshi, 36 vjeç. Ndërsa Xhemal Hidri në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjatë kontrolleve këtyre shtetasve iu gjetën dhe armë zjarri, ndërsa hetimi është kryer me përgjime ambientale dhe telefonike, ku kanë rezultuar të dhëna për implikimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb