DELVINA

Policia ka zbuluar një rast të kultivimit të kanabisit në një zonë privatë të pyllëzuar në Fushë Verri të Delvinës.

Një prej autorëve është arrestuar, 49- vjeçari Y.Xh, kurse në kërkon është B.Xh.

Ndërkohë Policia vijon në gjithë territorin kontrollet për kanabis nga ajri me dronë.

 

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

 

Në vijim të kontrolleve të territorit nga toka dhe ajri me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Delvinës ka evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Fushë Verri.

 

Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

 

Si rezultat i kontrollit të ushtruar me dronë, në një pronë private të pyllëzuar në fshatin Fushë Verri, Delvinë, është evidentuar një rast i tentativës për kultivim ku janë asgjësuar menjëherë disa fidanë të dyshuar kanabis.

 

Policia ka vënë në pranga shtetasin Y. Xh., 49 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B. Xh., 45 vjeç, të dy me banim në fshatin Fushë Verri, Delvinë, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb