Kontrollet shëndetësore neglizhohen nga pjesa më e madhe epersonave, por që janë shumë të rëndësishme dhe jetësore për t’u bërë. Shumë jetë janë shpëtuar nga kontrollet shëndetësore. Ndërkohë që planifikoni javë, apo fundjavën tuaj me takimet, festat apo vajtjet në kinema, duhet të përfshini në to edhe takimet e konsultat me mjekun e familjes. Nuk duhet patjetër të ndjeni dhimbje për të vajtur tek mjeku. Edhe një “check up”, për të parë nëse gjithçka funksionon siç duhet është në të mirën e shëndetit tuaj. Ja cilat janë 8 kontrollet shëndetësore që çdo femër duhet të bëjë.
1. Kontrolli i kolesterolit
Kolesteroli i lartë mund të jetë gjenetik, kështu që nëse keni një histori familjare, duhet të zhvilloni takime të shpeshta. Kolesteroli i lartë rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe tru. Pirja e duhanit, mbipesha, kripërat ndikojnë në nivelin e kolesterolit. Këto kontrolle duhen bërë 1 herë në 5 vite.
2. Ekoja Endoskopike
Kjo eko bëhet për të marrë imazhe dhe informacione për traktin tretës, organet dhe indet përreth tij. Nëse keni intolerancë ndaj glutenit, apo shqetësime në zorrë, duhet patjetër të kryeni një testim të tillë. Disa shqetësime të zorrëve mund të zbulohen edhe përmes një analize gjaku.
3. Strishat vaginale
Ky test bëhet për sekrecionet vaginale për të zbuluar infeksionet si dhe ndryshimet e qelizave në qafën e mitrës. Këto analiza shërbejnë edhe për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Strishat vaginale duhen bërë edhe nëse keni dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, gjakderdhje, sekrecione me ngjyrë të errët etj.
4. Kontrolli i nishaneve
Zbulimi i hershëm i nishaneve ul rrezikun e kthimit të tyre në melanoma. Nishanet e mëdha dhe problematikë duhen kontrolluar çdo tre muaj.
5. Testi i diabetit
Diabeti është një sëmundje e heshtur, që dëmton rëndë shëndetin dhe nuk lejon qelizat të rigjenerohen. Diabeti është rritja e nivelit të sheqerit në gjak për shkak të çrregullimit metabolik. Diabeti ka shenja të ndryshme dhe në momentin që diagnostikoheni me një sëmundje të tillë, kontrollet do të jenë të përditshme.
6. Testi për sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Femrat, të cilat kanë një aktivitet të rregullt seksual duhet të kontrollojnë veten me anë të këtij testi një herë në muaj. Shpesh shumë njerëz nuk kryejnë seks të mbrojtur, duke bërë që sëmundjet seksualisht të transmetueshme të përhapen lehtësisht. Nëse keni kruajtje, djegie, sekrecione, dhimbje barku, ethe, etj., duhet të flisni urgjentisht me mjekun tuaj.
7. Kontrolli i gjoksit
Kontrollet e gjoksit, ekot, mamografia shërbejnë për të parandaluar, apo kapur në fazat e hershme kancerin e gjirit. Nëse vini re ndryshime në madhësinë e gjoksit, apo keni dhimbje, dalloni gjëndra në prekjen e gjoksit duhet të drejtoheni urgjentisht tek doktori.
8. Matja e tensionit dhe presionit të gjakut
Kontrolli dhe majta e tensionit është një gjë që mund të bëhet përditë nga personat që vuajnë, pinë alkool, apo janë mbipeshë. Kur ndjeni trullosje, marrje mendsh, lodhje, këputje, apo vjellje janë shenja se keni presion të ulët të gjakut.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: