TIRANË-Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade diskutoi sot ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Kumanovë. “ Mbetemi të shqetësuar për situatën në Maqedoni”- u shpreh Dade. Më tej ajo kërkoi që autoritetet vendase të zbardhin ngjarjen me vërtetësi.

Ndërsa deputeti demokrat Aldo Bumçi theksoi se ngjarja në Kumanovë nuk ka shkaqe etnike. “ Ndajmë të njëjtin shqetësim. Shkaqet e ngjarjes në Kumanovë nuk janë etnike. Burim i konfliktit është autoriteti putinst i Gruevskit”- u shpreh Bumçi.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb