MAQEDONI- Njëri nga pjesëtarët e Grupit të Armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si komandant “Sula”, i cili ka qenë pjesëmarrës në betejën e Kumanovës, por që deklaron se ka arritur t’u ikë policisë maqedonase pas dorëzimit të grupit, ka dhënë dëshminë e tij. Në një incizim ai thotë se në ngjarje ka qenë i përfshirë në ndërmjetësim mes policisë dhe grupit të armatosur, Ali Ahmeti lideri i BDI-­së dhe deputeti Artan Grubi.

Dëshmia është dhënë nga komandant Hoxha, i cili vjen me një dëshmi ekskluzive për ‘Almakos’ nga ky takim mes tij dhe komandant Sulës.

Ai thotë se me shumë vështirësi ka arritur ta takojë dëshmitarin e vetëm të gjallë nga incidenti i armatosur në Kumanovë, e ai është Komandant Sula.

“Diku në malet e Karadakut në territorin e Maqedonisë me vështirësi të madhe e takova dëshmitarin e vetëm të luftërave te Lagjja e Trimave në Kumanovë, Komandant Sula. Dëgjoni me vëmendje deklaratën e tij se si ka ndodhur dorëzimi i ushtarëve tek policia maqedonase me ndërmjetësimin e Ali Ahmetit”, – thekosn Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, duke sjellë edhe dëshminë e mëposhtme, që thotë se e ke incizuar me dëshmitarin e fundit të rastit të Kumanovës – Komandant Sulën.

Ai konfirmon se nga gjithë pjesëtarët e këtij grupi, tre prej tyre: Xhafer Zymberi – “Xhafa”, Mirasad Ndrecaj – “Nato” dhe Muhamet Krasniqi – “Malisheva”, kanë qenë të plagosur dhe se ata janë kapur të gjallë nga policia maqedonase.

“Deri në momentin e dorëzimit të grupit, e di që tre prej tyre kanë qenë të plagosur: Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj dhe Muhamet Krasniqi, të cilët të gjallë janë kapur nga policia maqedonase. E di që ata tre të plagosurit kanë qenë të gjallë, e më pastaj çka ka ndodhur më ta nuk e di, sepse policia maqedonase ka bërë shpërndarjen e grupit”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.

Pak ditë më parë u raportua se Sulejman Osmani ishte pikërisht personi që ka treguar vendndodhjen e grupit të armatosur. Pas dorëzimit të tij bashkë me pjesëtarët e grupit, pasi ka treguar vendin e fshehtë të armëve, Osmani thotë se ka arritur t’u largohet policëve maqedonas nga fshati Brezë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: