Miq dhe familjarë kanë shpërndarë lajmin e trishtë, ku kanë humbur jetën babë e bir nga fshati Opajë i Kumanovës.
“Të Allahu jemi dhe tek ai do të kthehemi!
Allahu i mëshiroftë babë e birë nga fshati Opajë, Bastri dhe Luan Sallahi!
Familjes durim për këtë dhimbje të madhe”, shkruan të afërmit.
Siç mësohet, dy viktimat kanë humbur jetën në një aksident trafiku.
Bastri Sallahu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij nuk u mbijetoi lendimeve dhe ka ndërruar jetë në spital.
(Balkanweb)