(Ne foto shqiptari i arrestuar në Maqedoni, Genci Sefa)
TIRANË- Lulzim Sefa, vëllai i Genc Sefës, shqiptari i arrestuar në Kumanovë pasi dyshohet se ka marrë pjesë në luftimet dyditëshe si pjesë e grupit të armatosur flet për News 24.

Sipas Lulzimit, vëllai i tij nuk është ashtu siç e paraqesin mediat maqedonase, por është atdhetar prej shumë vitesh. Madje ai tregon se Genci Sefa ka luftuar edhe në Kosovë, në vitin 1998. Lulzimi apelon që shteti shqiptar të mbrojë atdhetarët.

“Vëllai na takonte shpesh, kemi marrëdhënie të mira. Vëllai nuk është si e paraqesin mediat maqedonase, është atdhetar prej shumë vitesh”,- tha Lulzimi.

.Lulzimi apelon që shteti shqiptar të mbrojë atdhetarët. “I bëj apel shtetit shqiptar, të mbrojë atdhetarët’.

Në lidhje me arrestimin e Genci Sefës ka reaguar edhe bashkëshortija e tij Dashurie Sefa. Në një prononcim për Express, Dashurie Sefa ka kërkuar që dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë të interesohen për fatin e bashkëshortit të saj Gencit, ndërsa është shprehur e sigurt se bashkëshorti i saj është plotësisht i pastër.

I akuzuari nga policia maqedonase, Genc Stefa është nga Lushnja, por jeton në Ferizaj. Ndërkohë që Lulzim Sefa jeton në fshatin Delisufaj të Lushnjes, bashkë me babain dhe 6 vëllezërit e Genci Sefës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: