BERAT-Drejtuesi politik i Qarkut Berat, Blendi Klosi gjatë një takimi elektoral me banorë në këtë qark i është përgjigjur akuzave të ish- kreut të LSI Ilir Meta, pak ditë më parë ku e quajti Klosin nga Fieri ‘kumarxhi që rri me kriminelë e thur intriga’. Blendi Klosi tha se votuesit dinë të bëjnë dallimin midis Partisë Socialiste dhe partive që bashkëqeverisin, duke sjellë në vemendje atë që sipas tij fermerët në gjithë qarkun e Beratit shprehin përditë, ndarjen edhe të plasmasit të serave me kartën e LSI.

“Të gjithë forcat politike dalin të vetme në garë dhe çdo forcë ka paraqitur kryeministrin dhe programin e saj elektoral së bashku me lidershipin. A ka pyetje se kush ësjtë kryeministri më i zoti? A mund të krahasohet Edi Rama me Petrit Vasilin? A ka njeri që të zbresë nga maja kodrës për të ardhur në qëndrën e votimit për të votuar Petrit Vasilin Kryeministër? Ne gjithë qarkun nuk kam gjetur njeri që të mendojë së Petrit Vasili mund të jetë kryeministri I Shqipërise. A ka njeri në qark të mendoj së Lulëzim Basha mund të jetë më i sukseshëm se Edi Rama? Natyrisht që nuk ka. Pra, sa më të fortë ta kemi ne mbështetjen për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste aq më e fortë do të jetë dhe qeverisja e nesërme- tha Klosi.

Klosi tha se plasmasi për serat u nda per ata që kishin kartën e LSI.

“Ne në qarkun e Beratit kemi garën për të marrë mandatin e pestë dhe mandati i pestë në qarkun e Beratit nuk është një dëshirë elektorale. Është një obligim për votat që kemi pasur në këtë qark. E mbani mend në 2009 që mandatin na e vodhi Partia Demokratike. E mbani mend shumë mirë në 2013 që mandatin e pestë e ndam brënda koalicionit dhe ngaqë ndam votat sëbashku me LSI e mori mandatin e dytë. Pra në të dyja rastet ne e kemi humbur se na i kanë marrë. Ka ardhur koha që së bashku më mbështetjen që ne kemi nga njerzit tanë të marrin mandatin e pestë të partisë Socialiste. Dhe kjo është fare e thjesht. Merrni institucionet si I ka qeverisur Partia Socialiste dhe si ka qeverisur LSI. Kishim ne Policinë? Polica u tronsformua duke u bër një shtet normal. Kishin ata Bujqësinë? Si u ndanë subvencionet e bujqësisë? -Me teser partie. Kush është I LSI merr plasmas për serat, kush nuk është I LSI nuk merrte plasmas për serat. Kush është i LSI merrte subvencione kush nuk ishte kësaj partie nuk merrte dhe kjo ka ndodhur në këtë qark, nuk ka ndodhur në Kinë. Marrim dy institucione të tjera. Marrim legalizimet.marrim dhe hipotekat. I kishte partia socialiste legalizimet ne gjithë Shqipërinë? 130 mijë legalizime bëri Edi Rama për dy vjet falas nga 20 mijë që kishte bërë Sali Berisha. Ndërkohë që në hipotekë ndoshte krejt e kundërta, nuk merrnin dot një certifikatë pa negociuar me ata që ishin poshtë” – deklaroi Klosi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: