Barbara Pedrotti edhe një herë tjetër është mes ‘kumbareve’ të Giro d’Italia. Gazetarja sportive magjeps me sharmin e saj të jashtëzakonshëm edhe këtë edicion. Ajo ishte e pranishme që në start, teksa këtë vit Giro d’Italia startoi nga Budapesti.

Pedrotti tashmë është kthyer në imazhin e garës më të famshme çiklistike italiane, që kalon kufijtë evropianë, ku marrin pjesë çiklistët më të mirë nga e gjithë bota. Gazetarja do të mbushë 40 vjeç pikërisht në mes të garës, më 19 maj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vitet ikin, ajo mbetet e njëjta dhe shumë e adhuruar, ku vetëm në Instagram e ndjekin mbi 280 mijë vetë. Kjo, pasi përveç aftësisë dhe pasionit të madh për sportin, ndërthuret me një hijeshi të konsiderueshme.

Në fund të Giro d’Italia, me finishin në Verona, do të jetë Barbara Pedrotti ajo që do të kurorëzojë fituesin e edicionit të 105-të më 29 maj, 10 ditë pasi të ketë festuar 40-vjetorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb