TIRANE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja Kumbaro shkruan “Ike pabesisht Bujar Lako, por mbete përjetësisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumirë Artist ndonëse nuk na ikën dot!”.

Aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit Bujar Lako u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 68- vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: