KARAVASTA- Ambientet e rikonstruktuara të kishës së Shën Thanasit në Karavasta, janë vizituar këtë Krishtlindje nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe deputeti i zonës, Erjon Brace. Bëhet fjalë për një kishë të shpallur monument kulture, dhe që u restaurua me fondet e Ministrisë së Kulturës në vlerën e rreth 17 milionë lekëve të reja.

Ministrja Kumbaro deklaroi se synohet që kjo kishë të përdoret edhe për koncerte nga TOB, për t’u bërë e frekuentueshme nga turistët.

Punimet për restaurimin e kishës nisen në prill të 2015-ës, festën e Pashkëve, dhe përfunduan në këtë Krishtlindje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb