TIRANE– Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka publikuar një mesazh ngushëllimi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të albanologut të shquar, Robert Elsie.

Në faqen e saj në “Facebook”, Kumbaro shprehet se është e prekur për këtë humbje të madh, teksa shkruan se “nuk ia fal Bertit që iku kaq pabesisht”.

Më tej, ministrja shton se ne lindëm shqiptarë, por atë e bëri pasioni të tillë, duke shtuar plot dhimbje se ikja e tij na bëri gjëmën.

Duke e cilësuar të jashtëzakonshme punën e shkencëtarit albanolog, ajo shkruan se Elsie ishte një akademik i lindur dhe jo i titulluar, dhe se arti i përkthimit të këtij mjeshtri ishte i papërsëritshëm.

“Nuk ta fal Bert! Nuk ta fal që ike kaq pabesisht! Nuk ta fal se të duam shumë! Eshtë e rëndë kjo që bëre Bert! Sa ç’ishte e jashtëzakonshme puna e shkencëtarit albanolog Robert Elsie akademik i lindur jo i titulluar, sa ç’ishte elegant dhe i papërsëritshëm arti i përkthimit të mjeshtrit Robert Elsie, sa ç’ishte delikat zëri i interpretit në kabinën e përkthimit, sa ç’ishte i madh ankthi i punës kur përjetonim dramat e gjyqeve të Hagës, sa ç’ishte i bukur çdo çast i gjurmimit dhe hulumtimit të detajeve shqiptare prej teje që krejt bujarisht i ndaje me të gjithë ne shqiptarët e tjerë! Ne lindëm shqiptarë, ty të bëri pasioni të tillë! Ç’të të them Bert! Na bëre gjëmën!”, shkruan Kumbaro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb