Mirela Kumbaro prezantoi zyrtarisht kandidaturën e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë ne UNESCO, dhe gatishmërinë e saj, për të vënë emrin, zërin dhe famën e saj në shërbim të kauzave dhe projekteve të UNESCO-s.

Ajo theksoi se do të ishte në nderin e Organizatës që të angazhojë një grua dhe një artiste të këtij niveli për të punuar e ndikuar që kultura të mbetet urë komunikimi mes të rinjvë në mbarë botën dhe të luajë rolin që i takon në paqen dhe emancipimin e shoqërive në botë.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturën, UNESCO dhe u prit në takim nga Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Kumbaro shprehu mbështetjen e Qeverisë për vizionin e ri për Transformimin Strategjik të UNESCO-s, dhe falenderoi organizatën për bashkëpunimin e deritanishëm. Ajo diskutoi me znj. Azoulay për rrugët dhe mjetet për ta shtrirë më tej këtë bashkëpunim. Azoulay shprehu mbështetjen e organizatës për programet e edukimit në art dhe trashëgimi, që po zbaton Shqipëria , duke vënë theksin se “Rinia dhe Kultura janë shtyllat e rëndësishme të organizatës së UNESCO-s”.

Për këtë shtoi ajo “UNESCO ështe e angazhuar për “Transformimin Strategjik” , i cili synon ta bëjë veprimtarinë e UNESCO-s më efikase, ta sjellë më afër nevojave dhe përparësive të vendeve anëtare. Rallë herë më parë ka qenë kaq e rëndësishmë për t’u përqendruar në nxitjen dhe mbrojtjen e kulturës, në vendosjen e saj në qendër të komunikimit mes kombeve dhe popujve dhe në promovizmin e zhvillimin e arsimit cilësor për të gjithë.

WhatsApp Image 2018-06-08 at 13.37.30
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: