TIRANE- Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është thirrur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias.

E ndryshe nga herët e tjera mbledhja nisi me një minutë heshtje në nder të ish-drejtorit të Galerisë së Arteve Gëzim Qendron, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Mësohet se seanca dëgjimore me Kumbaron po bëhet lidhur me dëmtimin e monumenteve kulturore nga reshjet e rëna. Ndërkohë, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi tha se lista e objekteve në rrezik na iu është vënë në dispozicion, ndërsa Kumbaro tha se “S’kam qenë në komision për shkak të axhendës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: