Të gjithë ata që kishin dyshime për transferimin te Roma dhe përshtatjen e tij në një klub të madh, Marsh Kumbulla i përgjigjet me një gol trepikësh në Europa League. Qendërmbrojtësi kuqezi vërtetoi edhe një herë se është një lojtar me shumë klas, një “xholi” për trajnerin Fonseca, dhe mbi të gjitha një investim i sigurt. Kryeqytetasit startuan këtë edicion të Europa League me një fitore në transfertë përballë Young Boys, një fitore me përmbysje që mori formë në pjesën e dytë. Perez barazoi shifrat në minutën e 69-të ndërsa në të 74-tën, Kumbulla me kokë sigloi shifrat në 1-2 duke hipotekuar fitoren e verdhekuqve.

Kumbulla
Kumbulla

Në një intervistë për “Sky Sport” pas ndeshjes futbollisti kuqezi u shpreh: “Një debutim fantastik por jam më shumë i lumtur për fitoren. Në pjesën e parë na vendosën në vështirësi, na presuan lart, por në pjesën e dytë krijuam më shumë raste. Fal skuadrës, trajnerit dhe stafit jam përshtatur shumë mirë, golin ia dedikoj skuadrës”, u shpreh Kumbulla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb