Torino po kërkon përforcime në prapavijë. Trajneri i klubit Granada, Ivan Juriç u ka bërë me dije drejtuesve se për sezonin që vjen dëshiron të ketë në dispozicion Marash Kumbullën.

Tekniku serb e sheh mbrojtësin shqiptar si të duhurin, për të rregulluar problemet në mbrojtje. Gjithsesi, sipas Corriere dello Sport, lojtari nuk është në shitje te Roma dhe vështirë se mund të ketë ndonjë lëvizje.

22 vjeçari Kumbulla zhvilloi një sezon me ulje-ngritje në kryeqytet, ku trajneri i Romës, Mourinho e aktivizoi në 17 ndeshje. Kujtojmë që futbollisti luajti sezonin e dytë me atë  fanellë.

Ft

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb