Interesimi për Marash Kumbullën sa vjen e shtohet, është nga lojtarët më të kërkuar në Serie A dhe nga të paktët që vlera e kartonit nuk është prekur nga kriza që ka sjell Covid-19. Në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kuqezi mbeten ekipe të mëdha si Inter e Napoli por dhe disa ekipe të tjera nga Premier League dhe Bundesligë. Së fundmi për legjionarin kuqezi është futur dhe Fiorentina me klubin vjollcë që ka trokitur zyrtarisht në dyert e Veronas për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi për të transferuar 20-vjeçarin.

Kumbulla
Kumbulla

Si të mos mjaftoj konkurrenca e madhe, Fiorentina duhet të bëj llogari edhe me vlerën e kartonit të tij e cila sipas mediave italiane ka pësuar një rritje të ndjeshme. Verona nuk mjaftohet më me 20 milion euro por kërkon të paktën 30 milion për të lënë të lirë Kumbullën, kërkesë kjo e cila praktikisht nxjerr nga gara klubin vjollcë. Verona kërkon të përfitoj sa më shumë nga shitja e Kumbullës, duke parë interesimin e madhe, por çmimi i ri i vendosur vë jo pak në siklet edhe klube si Inter e Napoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb