Marash Kumbulla dhe Roma e tij e mbyllën vitin futbollistik me një trofe. Italianët triumfuan në Conference League në Tiranë, ndërsa bënë mirë edhe në kampionat.

Protagonist për ekipin e Mourinhos ishte Marash Kumbulla. Kumbulla ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, nga momente të ndryshme të festës, si në kryeqytetit shqiptar, ashtu edhe në Romë. Mbrojtësi përmend edhe Shqipërinë.

“Sezoni im i dytë i verdhekuq përfundon në mënyrën më të mirë: shkruam historinë së bashku dhe fitova trofeun tim të parë në një natë magjike në Tiranën time. Ishin ditë me emocione dhe momente të pabesueshme që do t’i mbajmë me vete përgjithmonë.Nuk ishte një vit i lehtë, por unë jam krenar për rrugën time të rritjes, kam luftuar për të pushtuar çdo minutë në fushë dhe kurrë nuk kam hequr dorë as edhe një centimetër. Ne ishim një ekip nga fillimi në fund dhe kjo është arsyeja pse fituam.

Tani po kthehem në Tiranë dhe dua të vazhdoj të jap gjithçka për ta çuar Shqipërinë time sa më lart. Dhe ne romanistët … do të takohemi përsëri së shpejti” shkruan ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: