Sezoni që lamë pas ishte me ulje-ngritje për Marash Kumbullën, i cili luajti 17 ndeshje me Romën. Edicioni ka përfunduar, ndeshjet e qershorit me Kombëtaren gjithashtu, e koha është për bilancin e vitit. Futbollisti shqiptar ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku vë në peshore gjithçka.

“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit plot me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë. Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti 2022/2023”, shkruan Kumbulla.

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: