Ndërsa kunata denoncoi live kërcënimet e vëllait të bashkëshortit të saj për t’i marrë pronën në fshatin Dushk të Belshit, ka reaguar live i akuzuari.

Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, pavarësisht se u shfaq me zë e figurë duke kërcënuar kunatën, burri nga Belshi tregon se e kundërta ndodh në realitet. Ai shprehet se i ka ndihmuar, jo dhunuar.

“Nuk u kam bërë asgjë të keqe, përkundrazi i kam ndihmuar. Ato janë gënjeshtra. Në atë video ajo më ka ofenduar dhe unë kam reaguar. Kemi shkuar në polici. Më vjen shumë zor për situatën. Unë nuk i kam nxjerrë jashtë shtëpisë. Ajo ka çuar psikologët edhe në shkollë tek fëmijët që dhunohen”,- u shpreh ai.

Evis Ahmeti: Pse ajo ka marrë urdhër mbrojtje?

Po e ka marrë urdhër mbrojtje sepse e ndihmoi inspektori i zonës. U përballëm në gjykatë më thanë mos e ofendo dhe qëndroi larg. Kunata më ka thyer dyert e shtëpisë dhe xhamat. Unë shkova i zëvendësova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb