TIRANE – Megakorrupsioni që paguan OSSHEE për sipërmarrjet e lidhura me qeverinë, duket se është zyrtarizuar nga kryeministri Edi Rama, si një pus parash publike të pafundme për të shpërblyer zyrtarët.
Vetëm dy tendera të OSHEE-së u janë dhënë dy firmave të lidhura me Ministrin Arben Ahmetaj. Tenderi Linja e tensionit të lartë Lagja Dunavat – Gjirokastër me vlerë rreth 200 milion lekë, ka pasur fitues subjektin Vaso Jovani.

Kjo firmë është kualifikuar në kundërshtim me kërkesat e ligjit, për arsyen e vetme se Nard Mene, Drejtori i Investimeve në OSSHEE, që është kunati i Arben Ahmetaj, ka ndikuar pranë KVO-së së kësaj procedure prokurimi për të shpallur fitues këtë subjekt. Madje përflitet se zarfi për Menen ka qenë 30% e fondit limit.

Njëkohësisht edhe një tender tjetër i dhënë nga OSSHEE për një klient të Nard Menes është edhe tenderi me objekt “Pajisja me kabllo elektrik të linjës Gjirokastër” me vlerë 1,4 milion dollar, me fitues subjektin Arifaj sh.p.k. edhe në këtë tender Mene ka ndikuar pranë zyrtarëve të prokurimit për të shpallur fitues subjektin Arifaj, i cili nuk plotësonte kërkesat e tenderit. Në të gjitha rastet tenderat janë anuluar dhe ribërë vetëm e vetëm që Mene të garantonte shumën e kërkuar të shpërblimit. Duket se me rilindjen e tenderave publike, bakshishi i kërkuar nga zyrtarët është rritur nga 20% në 30% të vlerës së fondit.

Kjo ka bërë që fondet të fryhen dhe vlerat e ofertave fituese të jenë shumë pranë vlerës maksimale, dhe të skualifikohen ofertues që paraqesin oferta më të ulëta. Madje presioni i zyrtareve të përfolur për korrupsion shkon deri aty saqë anulojnë procedurat e prokurimit vetëm e vetëm për të vulosur pazarin më të lartë. Kësaj nisme të fundit rilindase nuk i ka shpëtuar as Nard Mene, lidhjet e të cilit, çuditërisht të çojnë tek Ministri Arben Ahmetaj, me të cilin është kunat.(boom.al)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: