Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur që të shqyrtojë kërkesën e Ilir Bajrit për mosekstradim drejt Italisë, i arrestuar në shtator të 2018 gjatë operacionit “Oaz” si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

‘BalkanWeb’ mëson se trupa gjykuese e përbërë nga Relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtare Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, pranuan ankimin e Bajrit për ekstradim në Itali, duke prishur kështu vendimin e datës 17.06.2019, të Gjykatës Rrethit Gjyqesor Shkoder, dhe kthimin për rigjykim me trup tjeter gjykues.

Gjykata e Apelit Shkoder arsyeton ne vendimin e saj, se Vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare eshte i pazbatueshem ne praktike, i marre ne kundershtim me ligjin procedurial penal, provat e administrura dhe si i tille duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne ate gjykate, me trup tjeter gjykues.

Pritet qe me zbardhjen e Vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ceshtja te kthehet perseri per gjykim ne Shkalle te Pare.

Ilir Bajri është dënuar nga gjykata e Apelit të Bolonjas me 10 dhjetor të 2010-s me 5 vite e gjysme burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qënieve njerëzore. Mbi të rëndonin akuzat “shfrytëzim prostitucioni”, “emigracion klandenstin” dhe “fallsifikim dokumentesh”. Në disa raste shtetasi Ilir Bajri iu gjente hotel dhe iu tregonte vajzave zonat ku do të prostituonin dhe porosiste dokumente fallso për ato. Paratë e përfituara i shkonin kushërinjve dhe dëshmitar për këtë sipas hetimeve është një shtetas Italian, klient i prostitutave të grupit të drejtuar nga Enver Bajri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: